E premte, 25 Qershor, 2021

Solskjaer i hap derën 4 lojtarëve të Man United

Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka hapur derën katër lojtarëve të largohen nga ekipi, ata janë të lirë të bisdeojnë me ekipe tjera.

Manchester United dhe menaxheri, Ole Gunnar Solskjaer, thuhet se janë të hapur për të lënë katër lojtarë të ekipit të parë të largohen këtë janar.

Sipas “The Athletic”, “The Red Devils” janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për Phil Jones, Marcos Rojo, Sergio Romero dhe Jesse Lingard.

Lojtarët janë injoruar pothuajse tërësisht nga strategu norvegjezi këtë sezon, me vetëm Lingard që bëri dy paraqitje në League Cup.

Si rezultat, edhe paga e lartë e lojtarëve thuhet të jetë bërë barrë për skuadrën, kjo mund të jetë arsyeja kryesore e largimit të tyre.

Nga të katërt, Romero dhe Rojo mund të largohen nga “Old Trafford” me parametra zero gjatë verës, dhe kjo mund të jetë shansi i fundit për United të marrë një shumë të caktuar për lojtarët e tyre.

Ata kohët e fundit kanë rinovuar kontratën me Lingard për një vit, ndoshta duke kërkuar për një çmim më të mirë të transferimit për lojtarin anglez