Monday, September 20, 2021

E dhimbshme: 19 vjeçarja që priste transplantin e veshkës, vdiq nga COVID-19

19 vjecarja që po priste transplantimin e veshkës, ka vdekur nga koronavirusi.

Këtë e ka konfirmuar për Syri.net Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

“QKUK ju konfirmon se rasti në fjalë fillimisht ishte trajtuar në Spitalin e Mitrovicës, pastaj në Klinikën Infektive, ku ishte konfirmuar si Covid pozitivë nga Laboratori i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. E njëjta për shkak të përkeqësimit të gjendjes ishte transferuar në Mjekimin Intensiv-Covid, por përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor nuk kishte arritur të mbijetonte”, kanë thënë për Syri.net QKUK-ja.

Edhe Instituti i Shëndetit Publik e ka konfirmuar vdekjen e një 19 vjeçareje.

Nazlie Sherifi është varrosur sot në Mitrovicë. Asaj i duhej transplanti i veshkës, të cilën vendosi të ja dhuroj i riu nga Deçani, Valmir Aliçkaj.

Por dita ditës gjendja e saj shëndetësore veçse u keqësua. Kësisoj e njëjta nuk arriti t’u bëjë ballë problemeve shëndetësore.