E mërkurë, 23 Qershor, 2021

Fati i keq i 31-vjeçarit pasi fitoi lotarinë 45 milionë paund, përfundon në burg

Një 31 vjeçar britanik që fitoi më shumë se 45 milionë euro në lotarinë Euromillions, ka dalë përpara gjykatës me akuzën se i ka marrë jetën një pensionisteje gjatë një aksidenti rrugor.

Vendimi per Matt Topham pritet te merret në mars. I riu akuzohet se shkaktoi vdekjen e 75 vjecares Mary Jane Regler pasi u përplas me makinën e tij mbi të dhe bashkëshortin e saj në Lincolnshire ditën e Krishtlindjeve. I shoqi i Regler, Rodney, mbeti i plagosur rëndë. Topham ka qenë dukë ngarë një BMW kur u përplas me Ford Fiestas e pensionistëve. Sipas akuzës, ai po i jepte shumë keq mjetit.

Topham dhe e fejuara e tij e atëhershme , Cassey Carrington fituan 45 milionë paund në 2012-tën. Topham punonte si piktor dhe merrej me zbukurime në biznesin e familjes së tij, ndërsa mësohet se po përpiqej të kursente për dasmën me Casseyn, kur papritur, u gdhi milioner. Asokohe qe shprehur se shpresonte qe kjo t`ia ndryshonte jetën për mirë, por në fakt nuk ndodhi ashtu.