E premte, 25 Qershor, 2021

Ja çfarë gjeti policia në lokalin e 47 vjeçarit në Drenas

Policia e Kosovës e ka zënë në flagrancë A.Q 47 vjeç, duke organizuar skena piramidale dhe organizim të bixhozit të pa ligjshëm.

IndeksOnline ka siguruar fotot që janë bërë gjatë bastisjes së lokalit, ku është arrestuar pronari.

Rastin e ka konfirmuar më herët Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 14:00,  në rrugën “Ilaz Kodra” në Drenas, saktësisht në një lokal në qendër tregtare është arrestuar një person i dyshuar për Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.