E premte, 25 Qershor, 2021

Prezantuesi në “KTV” e mbyll edicionin e lajmeve si asnjëherë më parë

Prezantuesit televiziv marrin vëmendje të madhe, pasi janë shpesh në televizion.

Lekë Rezniqi është një nga prezantuesit e njohur të lajmeve në “KTV”, që thuajse çdo natë është në televizion duke informuar një audiencë të gjërë, shkruan “Kosovarja”.

Rezniqi, një nga edicionet e fundit të lajmeve, e ka mbyllur me një mesaH mjaftë domethënës dhe sensibilizues.

“Duke ju falënderuar për vëmendjen dëshiroj që të shpreh bashkëndjesinë me të gjithë ata që në çfarëdo forme janë prekur nga ky virus i tmerrshëm. E dimë që shumë prej jush nuk keni pasur një vit të bukur, por jemi munduar që të ju lehtësojmë me programet e televizionit tonë Urojmë që viti 2021 të jetë me sa më shumë lajme të mira për familjet tuaja. Andaj, për veten dhe më të dashurit tuaj, respektojini masat. Mirupafshim!”.

Mesazhe të tilla të ketë më shpesh dhe të mos hasin në vesh të shurdhër, shkruan “Kosovarja”.