E premte, 25 Qershor, 2021

Rruga e pashtruar në Skenderaj, po u shkakton probleme për levizje banorëve

Një rrugë e paasfaltuar në fshatin Rezall e Re, po u shkakton telashe banorëve, shkruan rajoni.net.

Banorët e lagjës “Sadik Zabeli” në Rezall e Re të Skenderajt kanë telashe me rrugën e tyre nëpër të cilën ata kalojnë, për shkak të gropave dhe lloqit ata asnjëhere nuk shpëtojnë pa u baltosur.

“Pak kush shpëton pa u baltosur, kjo rrugë është shumë jetësore për lëvizjen tonë, dhe intervenimi i saj duhet të behët sa më parë”, kanë thënë banorët e lagjës Rezalle e Re.

Ata kanë bërë disa herë kërkesë në Komunën e Skenderajt, por intervenimi ende nuk ka ndodhur./Rajoni.net/

Imazhi mund të përmbajë: shtëpi, jashtë dhe natyrë
Foto e marrë nga faqja: Skënderaj Qyteti im