Thursday, September 23, 2021

Ky është i riu nga Drenasi që vdiq nga aksidenti i mbrëmshëm

Si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën një person.

24 vjeçari i cili ndërroi jetë në këtë aksident është Merison Zeka nga fshati Nekovc, transmeton lajmi.net.

Merisonin tashmë kanë filluar ta kujtojnë shumë familjarë e miq, teksa duhet përkujtuar se nga ky aksident të lënduar mbetën edhe gjashtë persona të tjerë.

“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi”Me pikëllim e dhembje e morëm lajmin për vdekjen e vëllaut,shokut ton Merison F. Zeka. Allahu e meshiroft dhe e gradoft me xhenetin Firedeus të ndjerin.Familjes i shprehim ngushellime te sinqerta Allahu qoft gjithmon me ju”, shkroi njëri nga miqtë e tij.

Kurse nga Policia e Kosovës mbrëmë deklaruan se rasti në fjalë po hetohet nga hetuesit rajonal të komunikacionit rrugor.

“Rreth orës 20:30, në rrugën Arllat -Malishevë, ka ndodhë një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira 4 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arrit të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Personat e tjerë janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me hetimin e rastit po merren hetuesit rajonal të komunikacionit rrugor”, u tha mbrëmë nga Policia e Kosovës.