Monday, October 25, 2021

Njerëzit tregojnë si ishte një vdekje klinike: ‘Errësirë, por ndjesi e mirë’

Në situata të ndryshme mjekësore, një njeri mund të pësojë vdekje klinike dhe të kthehet sërish në jetë disa momente më vonë.

Me siguri të gjithë ju e keni dëgjuar një histori të tillë dhe pyetja e parë që lind natyrshëm, është: Çfarë kanë përjetuar ata njerëz gjatë kohës që i shpallën “të vdekur”?

1.

“Unë kam vdekur njëherë. S’mbaj mend asgjë përveç faktit që atje ishte lezetshëm, errësirë totale që më bënte të ndihesha rehat, por e dija që në fund nuk do të përfshihesha shumë në atë errësirë. E dija që s’isha i destinuar për aty. Ndjeja sikur po ta shijoja edhe më shumë atë gjendje, do të vdisja vërtet. Tani më duket sikur thjesht kam parë një ëndërr shumë të turbullt.”

2.

“Vëllai im pësoi vdekje klinike për 45 sekonda. Mbidozë nga Xanax-i. Ajo eksperiencë i ndryshoi jetën. Ai tha se e shihte veten në një shtrat spitali teksa infermieret punonin. Pastaj, krejt papritur tha se e gjeti veten diku tjetër, në një vend që i falte qetësi dhe kënaqësi që s’krahasohej me asnjë drogë që kishte provuar deri atëherë. Ai tha se aty çlirohesh nga çdo shqetësim dhe pendesë. Sipas tij, ka parë disa drita të bardha dhe disa nga njerëzit tanë që s’jetojnë më, të cilët i kishin thënë që s’ishte ende koha e tij.”

3.

“Unë vdiqa nga mbidoza për disa minuta. S’kishte asgjë. Ishte errësirë dhe boshëllik. Ishte njësoj si të zgjohesh nga një gjumë i keq, që të bën të ndihesh sikur të ka goditur një kalë në krahëror.”

4.

“Im atë pësoi vdekje klinike për pak dhe tha se e pa veten drejt një korridori të gjatë dhe një dere. Sapo do ta hapte, ndjeu se ngeci sërish në trupin e tij.”

5.

“Shoku im është shpallur i vdekur rreth 6 herë, por më ka treguar vetëm 2 nga eksperiencat e tij. 1. Vetëm errësirë në një vend bosh. 2. Gjyshi që i thoshte të kthehej pas.”

6.

“Mbaj mend ndjesinë e një paqeje të madhe, më ktheheshin copëza të jetës sime, por mbi të gjitha një lidhje shumë e veçantë. Ishte një ndjesi që ndryshoi komplet drejtimin e jetës sime.”

Burimi: Përshtatur nga BuzzFeed