Një aksident trafiku ka ndodhur në mëngjesin e së martës në rrugën Skenderaj – Drenas, përkatësisht në fshatin Polac, ku janë përfshirë disa vetura, shkruan Rajoni.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë njoftuar se disa persona janë lënduar si pasojë e përplasjes së veturave, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj.
Ndërkohë që policia ka dal në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet rreth aksidentit, ku besohet të ketë qenë mjegulla ajo që ka shkaktuar ngjarjen.
VIDEO ⬇️