Wednesday, October 20, 2021

Zbulohet data e rikthimit të Milot Rashicës

Drejtuesit e Werder Bremenit thonë se ylli kosovar mund të jetë i gatshëm për të luajtur më 16 janar në ndeshje me Augsburgun

Pritjes së gjatë po i vjen fundi.

Milot Rashica pritet të rikthehet në fushën e blertë pas 10 ditësh.

Ylli kosovar i ka humbur gjashtë ndeshje zyrtare për shkak të lëndimi në kofshën këmbës së majtë.

Mirëpo, 24 vjeçari më në fund po sheh dritë në fund të një tuneli, shkruan Gazeta Express.

Rikthimi i tij po shkon sipas planit dhe drejtuesit e klubit thonë se Rashica mund të jetë i gatshëm për ndeshjen me Augsburgun më 16 janar.

“Ne do t’ia intensifikojmë ushtrimet në ditët në vazhdim”, theksoi drejtori sportiv i klubit gjerman, Frank Baumann për mediat gjermane.

“Kundër Augsburgut”, Miloti mund të jetë kandidat për t’u rikthyer”, ka shtuar ai.

Werderi nuk dëshiron të rrezikojë dhe Rashica nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e së shtunës ndaj Leverkusenit.

Ndërkohë, vazhdojnë spekulimet për një largim të mundshëm të Rashicës nga klubi Gjelbër e Bardhë.

Verën e shkuar, interesim kishin shfaqur Leipzigu e Leverkuseni në Gjermani, por ai kishte oferta edhe nga Anglia dhe nga Italia.

Mbetet të shihet nëse vushtrriasi do të lëvizë nga Werderi gjatë janarit, apo në verën tjetër.

Më shumë ka gjasa që ai t’i bashkohet një ekipit të ri nga sezoni 2021/2022.