E mërkurë, 23 Qershor, 2021

Bëhen bashkë PDK, LVV dhe AAK (Foto)

Gjatë ditës së sotme përmes rrjetit social instagram deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu- Kodra ka postuar një foto nga vrapimi në Gërmi.

Së bashku me Deliun ishte edhe deputetja nga radhët e VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe deputetja nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi.

Deliu bashkangjitur me foton ka shkruar që “sot vrapuam për vajzat dhe djemtë e FSK-së, të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën në misione paqeruajtëse”.

Image