Tuesday, October 26, 2021

Ema Ismaili habit me arsyen se pse nuk e ka bërë martesën publike

Janë të njohura që të trija. Adelina, Zanfina e Ema Ismaili.

Mbase Ema është ajo e cila nuk ka preferuar ti bashkëngjitet skenës muzikore, por kjo nuk e ka lënë jashtë vëmendjes mediatike, shkruan “Kosovarja”.

Edhe kështu nën famën e dy motrave të saj ajo po komentohet mjaft shumë.

Së fundmi ajo ka hapur një pyetësor ku i janë adresuar pyetje të shumta e një ndër to ishte edhe për jetën personale.

Ajo u pyet se pse nuk e ka bërë ende martesën publike, ku përgjigjja e saj ishte e flaktë.

“ Po tutna pom lakmoni shum e sun ju qkapi pi instagramit. Burrin e kam per veti jo per juve”, është përgjigjur pak si e nervozuar Ema./Kosovarja/