Tuesday, September 21, 2021

Pas interesimit të Manchester Unitedit, vjen reagimi nga Coman

Kingsley Coman është deklaruar rreth lajmeve që e lidhin atë me një kalim te Manchester United.

Lojtari francez ka filluar të marrë vetën nga lëndimet e njëpasnjëshme që kishte në edicionet e kaluar, duke u treguar një lojtar vendimtar për Bayern Munichun.
Coman ka thënë se kur skuadra si Manchester Unitedi interesohen për të, e bëjnë atë të ndihet shumë mirë dhe të punojë edhe më shumë, përcjell telegrafi.

“Të dish që skuadrat e mëdha janë të interesuara për mua është e mirë, kjo më jep besim shtesë”, ka thënë francezi.

“Por, unë kam një kontratë këtu deri në vitin 2023, thjesht po mendoj për Bayernin. E gjitha është mirë, jam i lumtur”.

“Kisha ndjesinë se mund të luaja më rrallë [për shkak të mbërritjes së Leroy Sanes]. Unë jam 24-vjeçar, kjo është një moshë që duhet të luaj! Për fat të mirë, frika ime nuk u bë e vërtetë”, ka shtuar më tej ai.