Monday, September 20, 2021

Depay pyetet për të ardhmen e tij, kjo është përgjigjja e holandezit

Memhpis Depay ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm në klubin e Barcelonës, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.

Holandezi ka vetëm 6 muaj në kontratë dhe vazhdon të jetë i lidhur më një transferim në Barcelonë.

Lidhjet e mira që ka Depay me ish trajnerin e tij Ronald Koeman kanë ndikuar që ky i fundit të shfaq interes të madh për lojtarin, transmeton lajmi.net.

Në një intervistë, së fundmi 26 vjeçari tregon se është i lumtur në Francë, mirëpo ai akoma nuk ka nënshkruar një kontratë të re.

“Jam i lumtur këtu. Kemi një skuadër shumë të mirë. Kam raporte të mira me presidentin, do të shohim çfarë do të ndodhë në fundin e sezonit”, u shpreh ai.