Monday, September 20, 2021

Lladrovci: Asnjë parti nuk do me bë Murat Jasharin president

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se asnjë parti nuk ka dëshirë të bëjë Murat Jasharin president të Kosovës.

Lladrovci ka thënë se Ramush Haradinaj e ka përmendur emrin e Jasharit vetëm pasi u rrëzua qeveria.

“Asnjë parti nuk do me bë Murat Jasharin president. Nuk e bënë as Avokat të popullit. E dinë se serbët nuk e duan. Ai mund të bëhej avokat por i duhej të përfaqësonte edhe qytetarët serbë të Kosovës. Partitë serbe nuk do ta votonin asesi”, tha ai.