Home Lajme NISMA në Skenderaj përkrah qendrën për cilindo variant të koalicioneve parazgjedhore

NISMA në Skenderaj përkrah qendrën për cilindo variant të koalicioneve parazgjedhore

NISMA socialdemokrate dega në Skenderaj ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e rregullt të kryesisë së degës, pjesë e së cilit takimi ishtë edhe sekretari i përgjithshëm për çështje organizative z. Bekim Brestovci dhe antari i kryesisë z. Albert Maxhuni, shkruan rajoni.net.

“Anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e nëndegëve të pranishëm dege potencuan se do ta përkrahin secilin vendim të qendrës për koalicione para zgjedhore”, thuhët në komunikatën e lëshuar nga faqja zyrtare e NISMA-së në facebook./Rajoni.net/

Postimi i plotë:

Kryesia e Degës së Nismës Socialdemokrate në Skenderaj sot e ka mbajtur mbledhjen e rregullt të kryesisë së Degës ku I pranishëm ishte edhe sekretari I përgjithshëm për çështje Organizative, Bekim Brestofci dhe antari i kryesisë z.Albert Maxhuni. Në këtë mbledhje u diskutua gjendja aktuale politike në të cilën ndodhet vendi dhe procesi që po shkojmë drejt zgjedhjeve. Gjithashtu u adresuan sugjerimet objektive për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe për përzgjedhjen e komisioneve dhe vëzhguesve të duhur dhe të besueshëm si dhe për përgatitjen më të mirë për zgjedhje.

Most Popular