Home Lajme Vlora Çitaku e Blerim Shala pritet të aderojnë

Vlora Çitaku e Blerim Shala pritet të aderojnë

Partia Demokratike e Kosovës, ditëve në vazhdim, do t’i bëjë publike edhe dy aderime të reja.Bëhet fjalë për ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, e cila do të kthehet në partinë në të cilën kohë më parë ishte ministre.

Ndërsa, personi tjetër që do të aderojë në Partinë Demokratike, është ish-këshilltari i ish-presidentit Thaçi, Blerim Shala.

Burime të sigurta të Gazeta Blic, brenda PDK-së, kanë konfirmuar për këto prurje në parti. Madje, ky burim ka bërë të ditur se edhe Vlora Çitaku, po ashtu dhe Blerim Shala, do të jenë pjesë e garës zgjedhore, për deputetë të ardhshëm të Kuvendit.

Ndërsa, aderimi i Vlora Çitakut dhe Blerim Shalës, pritet të zyrtarizohet ditëve në vijim, përmes një konference për media, si për Kastratin .Çitaku dhe Shala, janë aktiv në politikë, që një kohë të gjatë, duke pasur edhe pozita të larta shtetërore.

Most Popular