Home Sport Diego Simeone paralajmëron largimin nga Atletico Madrid

Diego Simeone paralajmëron largimin nga Atletico Madrid

AtleticoMadrid po bën mjaft mirë në kampionat dhe kryeson renditjen, ndonëse ka luajtur dy ndeshje më pak se kundërshtarët, megjithatë eliminimi i djeshëm në fazën e 1/32-ave të Kupës së Mbretit, aq më tepër nga një kundërshtar modest si Cornella, ka prishur qetësinë te Los Colchoneros.

Kështu, nëse disa ditë më parë të gjithë ishin të bindur që Diego Simeone do të vijojë gjatë punën në pankinën e klubit madrilen, tani nuk mund të thuhet më e njëjta gjë dhe fjalët e trajnerit argjentinas erdhën “si një rrufe në qiell të hapur”.

“Në futboll gjërat ndryshojnë shumë shpejt dhe duhet të jemi të hapur ndaj të gjitha mundësive, ndaj gjithçkaje që mund të vendosë klubi. Unë ndihem shumë mirë këtu tek Atletico, por gjithçka është e hapur në bazë të vendimit të klubit”, tha Simeone.

Tekniku argjentinas drejton Atleticon që prej 23 dhjetorit të 2011-ës dhe që atëherë ka ngritur klubin në nivelet më të larta historike, ndërsa kontrata aktuale me Los Colchoneros skadon në verën e 2022-shit, por deri tani palët nuk kanë dhënë sinjale rinovimi.

Most Popular