Home Lajme Sejdi Hoxha reagon pas kandidaturës së Lladrovcit: PDK nga Prishtina po e...

Sejdi Hoxha reagon pas kandidaturës së Lladrovcit: PDK nga Prishtina po e destabilizon degën e Drenasit

Kosova ka hyrë në një vit të rëndësishëm zgjedhor, ku do të mbahen dy palë zgjedhje, ato parlamentare me 14 shkurt, dhe zgjedhjet e rregullta lokale të cilat pritet të mbahen në vjeshtë duke zgjedhur kryetarët e komunave të Kosovës, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Tashmë disa kandidatë kanë shpallur kandidaturat e tyre për kryetar komune, e njëri nga ta është edhe Ramiz Lladrovci, kryetari aktual i Drenasit.

Lladrovci ka shpallur kandidaturën e tij për t’u rikonfirmuar kryetar i Drenasit edhe për një mandat, ani pse sic ka thënë ai nuk ka marrë konfirmimin nga kryesia qendrore dhe U.D. i kryetarit të partisë, duke lënë të nënkuptohet se ai pavarësisht kësaj do të kandidojë edhe për një mandat.

“Për mungesë të konfirmimit të kandidaturës time për kreun e komunës së Drenasit, nga ana e Kryesisë dhe U.D. të kryetarit të PDK-së, shpall kandidaturën time si kandidat për kreun e komunës së Drenasit, edhe për një mandat!” – ka shkruar Lladrovci.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Menjëherë pas kësaj ka reaguar kryetari i degës së PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha, i cili ka akuzuar kryesinë qendrore se po e dëmton degën e Drenasit me interferime.

“PDK në qendër shumë herë i ka kontribuar jo stabilitetit politik në Drenas që në realitet është edhe bastion i PDK-së”- shkroi Hoxha ndër të tjera.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Por pas një ore Hoxha ka ndryshuar postimin duke e lënë atë shumë të shkurt.

Sipas burimeve të Gazetës Online Veriu.info Sejdi Hoxha ka ndryshuar shkrimin e tij pa presioneve nga njëri nga nënkryetarët e partisë në qendër.

Më poshtë mund ta shihni ndryshimin e statusit në Facebook që në dallim nga i pari del të jetë shumë më i shkurt.

Most Popular