Home Qendrore Skenderaj/Asamblistët më aktiv dhe më pasiv të Kuvendit Komunal

Skenderaj/Asamblistët më aktiv dhe më pasiv të Kuvendit Komunal

Organizata Joqeveritare Iniciativa Qytetare Skenderaj (IQS), ka publikuar raportin njëvjeçar të punës së Kuvendit Komunal, duke vlerësuar angazhimin e asamblistëve përgjatë 1 viti, në seancat e mbajtura të Kuvendit Komunal.

Sipas raportit, janë 13 asamblistë që nuk kanë marrë fjalën asnjëherë, në 10 seancat e monitoruara nga IQS. Në raport theksohet edhe niveli i pagës për muaj, që arrin shumë rreth 200 euro.

Kjo organizatë, që monitoron punën e Kuvendit Komunal, ka vlerësuar angazhimin e asamblistëve në secilën mbledhje të organit më të lartë, duke bërë një përmbledhje në fund të raportit edhe numrin e diskutimeve të anëtarëve.

Sipas raportit, Hysni Mehani nga Lëvizja Vetëvendosje del të jetë më aktivi, me gjithsej 43 diskutime, pas të cilit vjen Pajazit Isufi nga AKR-ja me 38 dhe treshen më aktive e përmbyll Isa Fejzullahu nga LDK-ja me 35 diskutime gjatë një viti.

Ndërkaq asamblistët që sipas raportit të monitorimit nuk kanë folur asnjëherë janë: Adelina Spahiu (PDK), Arbon Osmani (PDK), Driton Hetemi (PDK), Fatulme Kodra (PDK), Ferdane Beqiri (PDK), Jetullah Geci (PDK), Latif Smakiqi (PDK), Lavdje Geci (PDK), Malsor Bejta (IQ 41000), Qazim Xani (AAK), Rasim Shala (PDK),  Sahit Çitaku (PDK) dhe Sami Oruqaj./Rajoni.net/

Most Popular