Home Lajme Skenderaj/ Rruga e pashtruar bëhet lum

Skenderaj/ Rruga e pashtruar bëhet lum

Një rrugë e paasfaltuar në fshatin Rezall e Re, po u shkakton telashe banorëve, shkruan rajoni.net.

Në disa pamje që kanë dërguar lexuesit në adresë të rajoni.net shihet një nga pjesët e rrugës në Rezallë e cila është shndërruar në “lumë”.

“Kemi bërë dy herë kërkesë në Komunën e Skenderajt, por intervenimi ende nuk ka ndodhur. Ne nuk po mundemi as me vetura me kapërcy këtë rrugë, kjo rrugë është shumë jetësore për lëvizjen tonë, dhe intervenimi i saj duhet të behët sa më parë”, ka thënë Arxhend Zabeli, banori i lagjës – Rezalle e Re.

Ndryshe, moti me reshje shiu do të vazhdojë edhe nesër/Rajoni.net/

Most Popular