Tuesday, October 26, 2021

Çarje e madhe në degën e PDK në Drenas: 4 grupacione, 3 kundër Ramiz Lladrovcit!

Pas vetëkandidimit të Ramiz Lladrovcit edhe për një mandate në krye të komunës së Drenasit, kryesia e degës së PDK është mbledhur të enjten në restoranin “Diamant” ku zakonisht i mban takimet, pasi që siç thonë PDK-ja në Drenas as zyra nuk ka pasi që nuk kanë paguar.

Një  burim i sigurt i gazetës Vision Mega ka treguar se në takim nuk ka marrë pjesë i ashtuquajturi ‘grup i Ramiz Lladrovcit’ që përbehet prej disa asaamblistëve mbështetës të tij. Sipas tij, Ramizi nuk e ka lejuar grupin e tij të shkojë në mbledhje.

Sipas një burimi tjetër përbrenda kryesisë së PDK-së në Drenas, kryetari i degës, Sejdi Hoxha ka thenë se nuk ka qenë i njoftuar se Ramiz Lladrovci do ta shpall kandidaturën për kryetar pa u konsultuar me partinë.

“Edhe shumë të tjerë kanë kundërshtu kandidimin e tij edhepse Sejdi Hoxha tha se nuk ishte në dijeni për kandidimin prapë të Ramizit. Shumë thanë se nuk e votojnë Ramizin, sepse me shantazhe ka shpallur veten kandidat”, thotë burimi.

Gazeta merr vesh sa gjatë vikendit medohet të mblidhen për mundësinë e zgjedhjes së partisë, por  ka përçarje të madhe mes tyre. “Edhepse disa janë për kandidaturën e Sejdi Hoxhës, Ferat Shalës, Hyrie Xhemajli-Thaçi, Afrim Fejzës, por ende lista me kandidatë nuk është dërguar në qendër. Eshtë folur se pas zgjedhjeve parlamentare do të ketë një përgjigje, në atë mënyrë që duhet të pyetet dega e PDK-së, ose do të japin dorëheqje, e me Ramizin kursesi”, thonë burime përbrenda PDK-së. U tha gjithashtu se Drenasi pytet vetëm deri në Krivovë, por duhet të ndryshojnë gjërat. Sipas Sejdi Hoxhës, tani e pas do të pyetet  dega e Drenasit, ose jap dorëheqje “sepse vetëm një shantazhues nuk mundet me injoru krejt elektoratin e PDK-së, e jo të vetshpallur”. Disa thanë se Ramizi nuk ka çfarë kërkon në Komaran dhe se nuk do ta lejojnë as tubime me mbajt.

Pati edhe zëra të tillë që thane se PDK-ja është e ndarë në katër grupe, tri nga të cilat janë kundër Ramiz Lladrovcit.

  1. Grupi i Sejdi Hoxhës,
  2. Grupi i Ferat Shalës,
  3. Grupi që është kundër Sejdi Hoxhës e Ferat Shalës,
  4. Grup i Ramiz Lladrovcit, disa asamblistë.