Monday, October 25, 2021

Isufi: Të larguarit deklarativisht ishin AKR kurse me shpirt ishin në PDK

Dega e Aleancës Kosova e Re në Skenderaj nuk është shuar ajo do të vazhdoj të funksionoj dhe si e tillë do ti hyjë garës në procesin e ardhshëm zgjedhore për zgjedhje nacional të 14 shkurtit. Në këtë drejtim jemi dukë punuar sipas dinamikes se punës së hartuar me herët rreth këtij procesi dhe krejt këtë do ta bëjmë në kordinim me qëndren”, ka thënë për rajoni.net, Pajzit Isufi anëtar i kryesisë së AKR-së në Skenderaj dhe njëri ndër asamblistët  më të zëshëm të Kuvendit Komunale të Skenderajt.

Ndërsa sa i përkëtë zhvillimëve të fundit në këtë parti dhe qarkullimit të disa lajmeve në media, Isufi ka sqaruar së para kryesisë sot dorëheqje kanë ofruar Kryetari i Degës dhe një anëtarë i kryesisë të cilët sipas tij, ata për arsye të veta kanë vendosur të largohen.

“Ne kemi pas anëtar në AKR edhe pse deklarativisht ishin me ne, në fakt ata ishin në PDK dhe kjo nuk është hera e parë qe ata largohen nga AKR-ja”, tha ai.

Sipas Isufit shumë shpejt AKR do të mbledh organët e kësaj degë për të caktuar një ushtrus detyrë deri në zgjedhjet e rregullta të partisë./Rajoni.net/