HomeLajmeLimaj mbledh rreth 60 anëtarë të partisë në vendlindje, vetëm një me...

Limaj mbledh rreth 60 anëtarë të partisë në vendlindje, vetëm një me maskë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka takuar sot në Banjë të Malishevës, që është edhe vendlindja e tij, strukturat e partisë në prag të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në fotot e postuara nga Limaj, shihen gati 60 persona, e prej tyre vetëm një me maskë, ndonëse është kohë pandemie dhe me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, nuk lejohen grumbullimet e tilla. Për më tepër, rekomandohet distancë dhe mbajtje e maskës.

“Takimet me socialdemokratët tanë për ditën e sotme i përmbylla në një takim me strukturat drejtuese të nëndegës së Nismës në Banjë të Malishevës. Para bashkëvendasve shpalosa vizionin dhe projektin tonë për zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit. Banja dhe Malisheva në përgjithësi është mobilizuar fuqishëm në mbështetje të këtij projekti. Faleminderit vendlindja ime për besimin dhe mbështetjen e përhershme”, ka shkruar Fatmir Limaj në Facebook.

Most Popular