Monday, September 20, 2021

Moment emocionues: Komunikimi në kamera i dy qenve që s’janë parë prej kohësh

Një video e publikuar nga “Daily Mail”, po bën xhiron e rrjetit duke prekur shumë zemra.

Në të shfaqen dy qen se si komunikojnë e çmallen mes tyre, pasi nuk janë parë prej një kohë të gjatë.

Qeni Jax, që  jeton në Oak Bluff të Manitobas në Kanada, u shfaq duke lehur gjatë një komunikimi me video me një shok të tij, po ashtu të racës “husky”, të quajtur Birdie.

“Jax dhe Birdie, i cili është qeni i vajzës sime, janë miqtë më të mirë, por kur vajza ime dhe Birdie u larguan, atyre u mungonte njëri-tjetri”, tha pronari i Jaxit, për Daily Mail.

Gjatë videos 12-sekondëshe, Jaxi shihet duke shikuar drejt në tabletë ku shfaqet shoku i tij, Birdie.