Saturday, September 25, 2021

Arta Nitaj nis lidhje dashurie me Yll Limanin?

Të jesh fytyrë publike padyshim që merr vëmendje me secilin publikim që bën në rrjete sociale.

Kështu kanë arritur të jenë në qendër të vëmendjes edhe aktorja Arta Nitaj e këngëtari Yll Limani me anë të ngacmimeve që i bëjnë publikisht, shkruan “Kosovarja”.

Së fundmi, ishte Luana Vjollca ajo e cila bëri një pyetje se çfarë doni të shihni në 4 episodet e fundit?

Nuk ngurojë Arta Nitaj duke komentuar se do të dëshironte që Yll Limani të jetë pjesë e këtij emisioni dhe këtë e bëri të ditur me një koment te fotoja e Luanës duke etiketuar Yllin.“Kena mu rreh”, u përgjigj ai.

A është kjo ndonjë simpati apo ka lindur diçka mes dyshes, duhet të presim ditëve në vazhdim.