Home Lajme Flet Sami Lushtaku, ja sa pasuri kam

Flet Sami Lushtaku, ja sa pasuri kam

Lushtaku ka treguar për pasurinë që e kanë pasur para luftës dhe pasurinë që e kanë krijuar pas luftës.

“Unë para luftës i kam pasë 3 shpia. I kemi pasë dy lokale tona. Një lokal në Skenderaj dhe një market në fshat. I kena pasë edhe dy kerre”, tha Lushtaku.

“Mas luftës, unë kam një shtëpi në Skenderaj. E kemi privatizu me një shok temin një lokal në Skenderaj që ka kushtu diku 65 mijë euro. E kam privatizu shumë herët. Nuk e di sa metra lokali ka qenë. Unë kam hy në kredi me marrë. Kur jam kanë unë në burg, jemi detyruar me shit lokalin. Nuk e di sa e kemi shitë”, tha Lushtaku.

“E kam një tokë 50 hektar që e kam përgjysmë me një mik, në Komoran. Tani e kam shit shtëpinë në Skenderaj. Vitin kur e kam ble tokën nuk e di. E kam ble me privatizim. E kemi privatizu diku 200 e diçka mijë euro, sa ka kushtu ari nuk e di. Jemi hy në kredi për me ble. Ma kanë dhanë kredinë 200 mijë euro”, rrëfen Lushtaku për pasurinë e tij.

“Kjo është pasuria e Sami Lushtakut, nëse del që kam pasuri tjetër unë jap përgjegjësi morale e penale”, tha tutje ai.

Most Popular