Home Sport Frank Lampard thotë se Chelsea ka nevojë për sulmues vrastarë

Frank Lampard thotë se Chelsea ka nevojë për sulmues vrastarë

Lampard thotë se Chelsea ka nevojë për sulmues vrastarë.

Frank Lampard mendon se Chelsea nuk ka mjaftueshëm sulmues të pamëshirshëm para portës, pavarësisht fitores mbresëlënëse 3:0 kundër Morecambe në rrethin e tretë të FA Cup të dielën.

Lampard e përdori atë ndeshje si ushtrim për ndërtimin e besimit të skuadrës duke e zgjedhur një formacion të fortë startues kundër klubit nga League Tëo – niveli i katërt i futbollit anglez.https://gjc.gjirafa.com/Home/Index?type=3&gjid=81006708&minCPM=0.5&v=2.1&guid=41e22893adc3423c90b37b69b2726df4ebe2873e43d14e759efedbebb4cf997d

Timo Ëerner shënoi pas plot 13 ndeshjeve dhe Kai Havertz i dha fund një ecuri prej 15 ndeshjeve pa gol.

Dyshja gjermane që i kushtoi shumë klubit në verë, kaloi nëpër këtë ecuri tejet negative gjatë një kohe kur klubi përjetoi formë të dobët duke e fituar vetëm njërën prej gjashtë ndeshjeve të fundit në ligë.

Trajneri Lampard tha pas ndeshjes se problemi i skuadrës së tij është mungesa e instinktit vrastar.

“Ajo çfarë nuk mund të kërkojmë nga të rinjtë e kësaj skuadre nganjëherë është të jenë absolutisht konsistentë dhe të jenë vrastarë, siç janë lojtarët e tjerë në ligë”, tha Lampard.

“Do ta tregojnë këtë me kohë, por djelmoshat tanë po japin kontribut të mirë për momentin”.

“Duhet të jenë vrastarë në mënyrën më të mirë dhe shpresoj se njerëzit e kuptojnë çfarë nënkuptoj. Lojtarët tanë janë të rinj me shumë potencial”, shtoi ai.

Most Popular