Home Uncategorized Milan dëshiron blerjen e yllit të Real Madridit

Milan dëshiron blerjen e yllit të Real Madridit

AC Milan si duket është bindur për transferimin e mesfushorit Brahim Diaz, pas paraqitjeve të mira me klubin.

Diaz, i cili është i huazuar nga Real Madrid, duket se ka ndezur dëshirën e Milan për ta blerë atë përgjithmonë, transmeton lajmi.net.

Jo vetëm paraqitjet në Europa League, por edhe asistimi që bëri ndaj Leaos, në ndeshjen kundër Torinos, duket se ka alarmuar drejtuesit “Rossonerë” për tu hedhur në lëvizje për blerjen përfundimtare të spanjollit.

Por, Real Madrid dëshiron 25 milionë euro për Diazin, dhe Milan si duket dëshiron të presë edhe pak, ditët e fundit edhe Drejtorët e Milanit, Maldini dhe Massara ishin përgjigjur se nuk duan mesfushorë ofansiv.

Edhe situata me Papu Gomez, duket se është një opsion, por spanjolli mbetet një dëshirë e drejtuesve “Rossonerë” shkaku i perspektivës dhe moshës së tij, relativisht të re.

Most Popular