Monday, October 25, 2021

Orenditë ‘notojnë’ mbi ujin që ka deportuar brenda një shtëpie në Drenas

Reshjet e mëdha të shiut kanë bërë që uji të deportojë brenda një shtëpie në rrugën “Fehmi Demiqi” në Drenasi.

Një qytetar e ka dëgruar një video në adresë të Gazetës Express, ku shihet se uji ka vërshuar brenda orendive të shtëpisë.

Nëpër shumë zona të vendit, reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje që e kanë bllokuar totalisht qarkullimin.

Në disa raste, shiu ka depërtuar edhe në shtëpitë e qytetarëve, ndërsa të tjerë janë ankuar se kanë mbetur pa ushqim për shkak se nuk mund të dalin jashtë.