Home Lajme Pezullohet nga detyra drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj

Pezullohet nga detyra drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj

Para tre ditësh, Ilir Murtezaj është kthyer në pozitën e drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës.

Kjo pasi i njejti nga kryeministri Avdullah Hoti, ishte shkarkuar nga kjo pozitë më 16 tetor të vitit 2020 me arsyetimin se ishin evidentur shkeje ligjore.

Por,vetëm tre ditë zgjati rikthimi i tij, kjo pasi një vendim tjetër e ka pezulluar atë nga puna edhe njëherë.

Burime të Sinjalit, brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë i themeluar me vendim të Qeverisë, në mbledhjen e mbajtur më 8 janar, ka aprovuar kërkesën e Ministres së Financave, Hykmete Bajrami, për inicimin e procedurës disiplinore ndaj Ilir Murtezit, drejtor i ATK-së.

Të njëjtat burime konfirmojnë se Këshilli ka vendosur edhe pezullimin e përkohshëm nga ushtrimi i detyrës, duke vlerësuar se prezenca e Ilir Murtezajt në ATK gjatë kohës sa është duke zhvilluar procedurë disiplinore kundër tij, do të mund të pengonte hetimin disiplinor, tashmë të iniciuar.

Në dokumentin e siguruar, theksohet se është aprovuar kërkesa e ministres së Financave Hykmete Bajrami, që ka datën 31 dhjetor 2020. I njëjti vendim ka hyrë në fuqi sot.

Syri.net Kosova, në lidhje me këtë çështje ka tentuar të kontaktojë me Murtezajn, mirëpo i njejti nuk ka qenë i qasshëm

Image

Most Popular