Home Lajme Sami Lushtaku flet për ‘konfliktin’ me avokatin Gazmend Halilajn

Sami Lushtaku flet për ‘konfliktin’ me avokatin Gazmend Halilajn

Në tetor të vitit të kaluar, Sami Lushtaku, u dënua nga Gjykata e Prishtinës me 2 mijë euro gjobë për kërcënimin ndaj avokatit Gazmend Halilaj.

Sami Lushtaku akuzohej nga Prokuroria se më 11 prill pasi e ka lexuar postimin e Gazmend Halilajt në Facebook që kishte të bënte me keqpërdorimin e 1.4 milion eurove  në kohën e luftës, e kishte thirrë në Viber të dëmtuarin Gazmend Halilaj duke e kanosur dhe kishte kërkuar nga ai që t’i fshijë ato shkrime.

Aktakuza thotë se Lushtaku e kishte sharë, fyer dhe me qëllim të frikësimit e ka kërcënuar me fjalët “ ku je se pa ardhë me t’kall nuk kam me e lanë” me ç’rast te i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe ankth.

Në intervistën e sotëm, Lushtaku ka rrëfyer anën e tij se si ka ndodhur ngjarja.

“Kam fol me avokatin. I kam thanë pritem në shpi. Se kam ditë ku e ka shpinë. Jam shku te djali i axhës së tij. Ai e ka thirrë 5 herë ë telefon avokatin, por nuk është përgjigjë. Unë kam shku të sqarohem se ai ka thanë që Smai Lushtaku i ka marrë 1 milion e dicka marka edhe unë kam shku me kërku sqarime nga avokati”, tha fillimisht Lushtaku.

“Kur jam shku, kam kërkuar prej Skenderi Halilajt, i kam thanë le të sqarohet a është e vertete ajo. Thirre avokatin, e sqarojmë edhe kurgjo kërkujt”, tha Lushtaku.

Ish kryetari i Skenderajt nuk ka dashtë të komentoj gjuajtjen me armë që iu ishte bërë avokatit Gazmend Halilaj.

“Nuk e di pse u gjuajtë me armë, thirrni të përfshirët e pyetni”, tha Lushtaku. “Ata kanë ba aksident me veturë edhe tani i kanë nxjerrë armët”, tha ai.

“Nuk i kam thanë “Ku je se po du me të kallë”, po i kam thanë që ka me të çu te prokurori. Atë ditë e kam thirrë avokatin tem për me paditë për shpifje”, tha Lushtaku.

Most Popular