Home Sport Sokoli flet për largimin e brazilianit: Ishte i padisiplinuar

Sokoli flet për largimin e brazilianit: Ishte i padisiplinuar

Trajneri i SC Gjilani, Bylbyl Sokoli ka folur për largimet e fundit nga klubi, njëri ndër to edhe Jackson Ferreira, për të cilin nuk pati fjalë të mira.

Bylbyl Sokoli e ka komentuar punën e skuadrave kosovare në këtë afat kalimtar dimëror.

Klubet kosovare kanë nisur me përforcime dhe largime të futbollistëve këtë muaj, raporton “Zeri.info”.

Trajneri i Gjilanit në mes të tjerash ka komentuar edhe dy largimet nga skuadra e tij – Erlis Frashëri dhe Jackson Ferreira.

“Erlisi është një futbollist cilësor dhe ka bërë shumë për klubin, por ka pasur ofertë më të mirë dhe jemi pajtuar ta lirojmë”, ka deklaruar Sokoli në “Dueli Sportiv”.

“Ndërkaq, Ferreira ka qenë i padisiplinuar, ka munguar në stërvitje si dhe në ndeshjen e fundit në stinorin vjeshtor në Superligë ka marrë karton të kuq”, tregoi “Profa”.

“Neve na mungon një mesfushor ofanziv dhe një mbrojtës anësor, ky është synimi ynë”, shtoi Sokoli.

Most Popular