E mërkurë, 23 Qershor, 2021

U hodh shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës

Sot është hedhur shorti per 1/8 e finales së Kupës së Kosovës.

Sot në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës. Fati deshi që në këtë fazë të ketë përballje shumë të forta, ku pa dyshim veçohen ndeshjet Prishtina – Drita dhe Llapi – Ballkani. Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 10 shkurt.

Çiftet e 1/8 së finales
A&N – Flamurtari
Llapi – Ballkani
Trepça ‘89 – Ferizaj
Drenica – Ulpiana
Dukagjini – 2 Korriku
Istogu – Gjilani
Prishtina – Drita
Arbëria – Feronikeli