Reshjet e mëdha atmosferike ditëve të fundit, përveç vërshimeve në disa zona të komunës ku janë dëmtuar disa kultura bujqësore e po ashtu edhe disa rrugë e ura, dëme kanë shkaktuar edhe në objektin e Komunës së Skenderajt, me saktësisht është dëmtuar pjesa e çatisë së objektit, prej nga është rrjedh sasi e ujit duke u futur në brendi të hapësirës së katit të dytë, shkruan Rajoni.
Sic shihet në një fotografi të bërë nga anëtari i Kuvendit Komunal, Isuf Pajaziti, uji ka dëmtuar pjesën e tavanit.
Rajoni ka tentuar të kontaktojë zëdhënësin e Komunës por deri me tani ka qenë i pa qasshëm.
Kujtojmë qe Komuna është ndertuar gjatë qeverisjes së Sami Lushtakut/Rajoni.net/

