Tuesday, October 26, 2021

Bahtiri i reagon Lushtakut pasi i tha “rrenc”: Samiu i hapte me shqelm dyert e komunës së Mitrovicës

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, thotë se ka kanidiuar për t’u bërë kryetar për t’ia kthyer qytetin mitrovicasëve, pasi deklaron se Sami Lushtaku ishte mësuar me i hap dyert e komunës së Mitrovicës me shqelm.

“Ndërsa që nga viti 2013 së pari duhet me marrë leje e pastaj sikurse secili qytetarë, edhe ai mund ta vizitoj komunën që unë e udhëheqi”, shkruan ai, transmeton Gazeta Express.

Tutje ai ka thënë se Sami Lushtaku është pensionuar nga politika dhe “sa më parë që e kupton, aq ma me lehtësi e kalon mllefin”.

Reagimi i tij i plotë:

Arsyeja pse unë kam kandiduar për kryetar komune në vitin 2013 është se në Mitrovicë, kryetar i vërtetë ka qenë Sami Lushtaku e kukullë e tij Avni Kastrati. Pra, Mitrovicën më është dashur t’ua kthej mitrovicasve.

Asokohe, Samiu ishte mësuar më i hap dyert e komunës së Mitrovicës me shkelm, ndërsa që nga viti 2013 së pari duhet me marrë leje e pastaj sikurse secili qytetarë, edhe ai mund ta vizitoj komunën që unë e udhëheqi.

Sami, unë e kuptoj mllefin tënd, sepse duke qenë kryetar i tri komunave, fillimisht e ke humbur Mitrovicën, pastaj ortaku i humbjeve për ty ka vazhduar edhe në Skenderaj dhe Vushtrri. Por humbjet për ty kanë vazhduar edhe më shumë, sepse tash ‘brryl’ ta ka bërë edhe Ramiz Lladrovci.

Sami, ti je pensionuar nga politika, sa më parë që e kupton, aq ma me lehtësi e kalon mllefin.

Sami, asnjëherë ty e as askënd nuk e kam gënjyer, sepse gjithmonë e them të vërtetën.

Nuk ta kam permendur më herët, por pasi që po merresh me mua, po ta përmendi. Ju nuk jeni njeri i fjalët, sepse sikur të ishit do ta paguanit kushtin që e ke humbur, kur keni thënë në prani edhe të djalit tuaj para zgjedhjeve të 2017 se nëse unë fitoj garën për kryetar komune, atëherë do të ma jepni krejt pasurinë.

Shumë folët për burrëri mbrëmë, andaj mbajeni fjalën dhe ma dorëzoni pasurinë, duke përfshirë edhe tokën që e keni privatizuar nga 50 euro arin. Ndërsa, nëse ju e mbani fjalën, unë atë pasuri do t’ua jap skamnorëve.

Sami, nuk ke lënë guri pa lëvizur për t’i ndihmuar PDK-së në zgjedhjet e 2017-së, por ju kam mundur të gjithëve së bashku. Mirëpo, sivjet nuk do të të mundoj shumë, sepse do të fitoj pa balotazh.

Por, pse i reagoi Bahtiru Lushtakut?

Ish-kryetari i Skënderajit dhe nënkryetar i PDK-së, Sami Lushtaku, ka folur mbrëmë për shumë tema. E një nga to, lidhej edhe me rezultatin e zgjedhjeve në Mitrovicë.

Lushtaku është shprehur se PDK është fituese në Mitrovicë pasi, sipas tij, në raundin e parë fituese kishte dalur Valdete Idrizi, ndërsa në balotazh ishin bërë bashkë të gjitha kundër.

E gazetarja e pyeti Lushtakun edhe për kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin, dhe faktin se si është e mundur të pijë kafe dhe të hajë darka me PDK-në dhe më pas t’ua shajë SHIK-un.

Lushtaku është përgjigjur se “kah ne” duke aluduar ne Drenicë thonë ” pa të rrejtë Agimi, nuk e din çka është rrena”.