Home Lajme Limaj: Kemi vendosur të garojmë të vetëm në zgjedhje

Limaj: Kemi vendosur të garojmë të vetëm në zgjedhje

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka konfirmuar se në zgjedhjet e 14 shkurtit do t’i hyjnë garës si subjekt i vetëm. 

Një gjë të tillë lideri i Nismës e ka bërë të ditur në intervistë për T7.

“Nisma do të shkojë e vetme në zgjedhjet e 14 shkurtit. Kemi bërë përgatitjet sikur çdo parti”, tha ai.

Tutje ai ka thënë se kanë qenë të gatshëm për koalicion me PDK-në, por nuk kanë arritur të bashkojnë forcat.

“Si Nismë e kemi shprehur gatishmërinë që forcat patriotike të vendit të ulemi dhe të bisedojmë. Ne emër të saj kemi bërë hapa në muajt e fundit për të arritur të tejkalojmë vetveten dhe gjërat që janë më të vogla. Ka pasur një interesim të vazhdueshëm dhe kërkesë të bashkëluftëtarëve dhe invalidëve etj që të gjejmë rrugë të përbashkët dhe të ndërtojmë rrugë të përbashkët. Kjo nuk është bërë fatkeqësisht. Kam dëgjuar dëshirën e qindra njerëzve që kanë dëshiruar të shohin një front të përbashkët mes PDK-së dhe Nismën. Kjo shansë u humb dhe nuk u konkretizua. Na vjen keq”, shtoi ai.

Most Popular