Home Fun Dasma del jashtë kontrolli pas arratisjes së dhëndrit/ Nusja martohet me një...

Dasma del jashtë kontrolli pas arratisjes së dhëndrit/ Nusja martohet me një nga të ftuarit

Një dasëm në Indi është “riformatuar” shpejt e shpejt pas arratisjes së papritur të dhëndrit me një të dashur të fshehtë, e cila kërcënonte se do të vetë-helmohej nëse burri martohej.

Zhvillimi i rrallë ndodhi në një dasmë të dyfishtë në krahinën indiane të Karnataka kur në një kthesë dramatike të ngjarjeve, një nga dhëndrat u largua fshehurazi pak momente para ceremonisë, por situata u zgjidh kur një nga të ftuarit pranoi të martohej me nusen e mbetur në altar.

Dy vëllezërit Ashok e Naveen po martoheshin në fshatin Tarikere më 3 janar.

Dhe normalisht një prej tyre zyrtarizoi lidhjen, por kur ceremonia nisi, Ashok nuk shihej gjëkundi. Siç u mësua më vonë, ai kishte një të dashur të fshehtë që kërcënonte se do të vetë-helmohej nëse ai kryente ceremoninë.

Nusja e trishtuar e Ashok, Sindhi, mbeti duke qarë në mes të ceremonisë.

Siç raporton rrjeti lokal Bangalore Mirror, familja e Sindhu arritën të gjenin dikë që pranonte të martohej me të, duke çuar deri në fund ceremoninë e pazakontë.

Pas diskutimeve, një burrë i quajtur Chandrappa, faturino autobuzi në transportin publik të Bangalore pranoi të martohej me Sindhu.

Zhvillime të tilla dramatike nuk janë diçka e re për rajonin. Në vitin 2019, një tjetër nuse indiane nga Sironj në rajonin Madhya Pradesh, u arratis me burrin që dihet të drejtonte ceremoninë e martesës së saj me një tjetër.

Prifti i quajtur Vinod Maharaj i cili ishte i martuar e me dy fëmijë, nuk mori vetëm nusen 21-vjeçare  por dhe bixhuteritë e dasmës me vlerë rreth 2000 euro dhe rreth 30 000 rupi (400 euro) para të thata.

Most Popular