Home Sport E konfirmon drejtori i Eintracht: Jovic do huazohet deri në verë

E konfirmon drejtori i Eintracht: Jovic do huazohet deri në verë

Jovic nuk është pjesë e projektit të Zinedine Zidane dhe ka lejen e klubit që të largohet këtë muaj, përcjellë lajmi.net.

Edhe pse Milani ka shprehur interesim gjatë verës së kaluar, lojtari vendosi t’i bashkohet ish klubit.

“Luka Jovic është afër të huazohet deri në verë. Duhet të bëjmë edhe disa gjëra, siç është testet mjekësore. Sapo të bashkohemi, ai do rikthehet tek ne”, tha drejtori sportiv i klubit gjerman, Fredi Bobic.

Einchrat Frankfurt e shiti Jovicin të Real Madridi për 63 milionë euro në qershorin e vitit 2019, por nuk ia doli të tregojë kualitetin.

Most Popular