Home Magazina E lidhur me futbollistin 19 vite më të ri, Adriana Matoshi tregon...

E lidhur me futbollistin 19 vite më të ri, Adriana Matoshi tregon se çfarë i ka thënë ish-bashkëshorti për të

Para disa javësh, u zbulua lidhja e aktores shqiptare, Adriana Matoshi, me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld. Adriana tregoi se për herë të parë është njohur me Keith në një lokal dhe të dy u shprehën mjaft të lumtur për historinë e tyre të dashurisë.

Pasditen e sotme, Adriana ka qenë e ftuar në ‘Ftesë në pesë’, ku ka rrëfyer detaje tejet interesante për jetën e saj, e sigurisht edhe për Keith.

 “Ai njihte shoqen time dhe i kishte thënë për mua. Ne dolëm sepse ajo na shtyu të takoheshim dhe për shumë kohë shëtisnim bashkë dhe u njohëm. Aty kuptova sa i pjekur ishte Keith, por nuk pati asgjë më shumë. Pastaj kuptuam që ndjenim për njëri-tjetrin. Unë jam shumë e lumtur dhe për sa kohë do vazhdojë të ketë dashuri, kjo lidhje do të zgjasë. Por nuk shkoj larg me mendimet për të ardhmen pasi po shijoj momentin.”

Gjithashtu ajo tregoi se ka qenë e martuar për gati 15 vite me ish-bashkëshortin.

Ajo u shpreh se ish-bashkëshorti e ka mbështetur lidhjen e saj dhe aktorja ka treguar se ai i ka thënë:  “Ti gjithmonë ke ditur të zgjedhësh njerëz të bukur!”

Ajo pranon se katër fëmijët e kanë pritur mirë lidhjen e saj dhe e kanë mbështetur.

Most Popular