E mërkurë, 23 Qershor, 2021

Ekskluzive: Blerim Kuçi jep dorëheqje nga pozita e ministrit

Ministri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Lajmi.net mëson se Kuçi ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit. Arsyet e dorëheqjes  nuk dihen ende.

Lajmi.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga Kuçi, mirëpo i njëjti nuk është përgjigjur në telefon. Po ashtu, përgjigje s’kanë dhënë ende as nga Qeveria e Kosovës.