Home Lajme Muja tha se dha dorëheqje veç pse nuk u lidh koalicioni me...

Muja tha se dha dorëheqje veç pse nuk u lidh koalicioni me Nismën, reagon PDK-ja

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Drenas ka reaguar pas raportimeve se anëtari i saj, Bekim Muja ka dhënë dorëheqje nga partia për shkak të mos-arritjes së koalicionit me Nismën.

Kjo parti ka thënë se Muja nuk ka qenë kurrë nënkryetar i nëndegës në Gradicë.

Me anë të një reagimi në Facebook, duke u thirrur në arsyet e dhëna nga Muja, PDK ka qartësuar se Muja s’ka qenë asnjëherë nënkryetar i nëndegës së partisë në Gradicë.

PDK në Drenas thotë e e përkrah plotësisht vendimin e Kryesisë që në këto zgjedhje të shkohet e vetma, pasi që siç theksohet në reagim, koalicionet me partitë tjera e kanë dëmtuar PDK’në, ashtu si në vitin 2017.

Reagimi i plotë i PDK’së në Drenas:

Lajmi i publikuar sot në media rreth dorëheqjes së nënkryetarit të nëndegës së PDK-së në Gradicë është i pavërtetë dhe tendencioz.

Bekim Muja asnjëherë nuk ka qen nënkryetar i kësaj nëndege.

PDK dega në Drenas e mbështet plotësisht vendimin e marrë nga Kryesia e PDK-së në nivelin qendror që në zgjedhjet nacionale të garoj si e vetme. Nga eksperiencat që kemi nga e kaluara në shumë raste koalicioni me partitë e tjera politike e ka dëmtuar PDK-në në Drenicë kjo ka ndodhur edhe në vitin 2017

Most Popular