E mërkurë, 23 Qershor, 2021

Skenderaj: Policia mbyll tri lokale që luhej bixhoz, musafirëve iu shqiptohen tiketa

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se mbrëmë njësiti policor janë hasur në tri lokale të hapura ku luheshin lojëra fati, shkruan IndeksOnline.

Sipas policisë, të gjithë lokalet janë mbyllur dhe janë konfiskuar paisjet, ndërsa mysafirëve që gjendeshin në lokal u janë shqiptuar tiketa për mos respektim të masave, shkruan IndeksOnline.

“Fsh. Likoc, Skenderaj, 12.01.2021 – 20:40. Njësiti policor gjatë operacionit të zbatimit të mazave Covid-19, ka hasur në tri lokale të hapura dhe në të cilat zhvilloheshin lojëra fati. Të gjitha lokalet janë mbyllur janë konfiskuar paisjet qe janë shfrytëzuar për lojëra, pronarët janë intervistuar dhe më pas janë liruar ndërsa mysafirëve që gjendeshin në lokal u janë shqiptuar tiketa për mos respektim të masave”, thuhet në njoftim.