E mërkurë, 23 Qershor, 2021

Trupat amerikane duke fjetur në Kongres për herë të parë që nga Lufta Civile

Natën e kaluar ishte hera e parë që nga Lufta Civile e SHBA-së që trupat federale flinin në Kongresin amerikan për ta mbrojtur atë nga dhuna e mundshme, thonë raportet.

Trupat nga Garda Kombëtare u panë duke fjetur pranë një busti të Abraham Lincolnin, presidentit që udhëhoqi Bashkimin gjatë konfliktit 1861-1865 dhe mori jetën e 620 mijë amerikanëve, raporton bbc.

Trupat u panë gjithashtu duke fjetur pranë një pllake ku shkruhej “Kjo tabelë regjistron faktin që trupat e mëposhtëm u ndanë në Capitolin e Shteteve të Bashkuara në përgjigje të thirrjes së presidentit, Lincoln për vullnetarë, 15 Prill 1861”.

Ajo nderon ushtarët që erdhën nga Massachusetts, New York, Pennsylvania dhe Washington DC dhe e përdorën ndërtesën si një kazermë lufte.

Ndryshe, ligjvënësit amerikan kanë filluar seancën për shkarkimin e presidentit Donald Trump.