Home Qendrore Albin Kurti ende nuk i kthen përgjigje Enver Hoxhajt për debatet televizive

Albin Kurti ende nuk i kthen përgjigje Enver Hoxhajt për debatet televizive

Dje, kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj ka bërë ftesë publike ndaj Albin Kurti nga VV që të ballafaqohen në pesë debate.

“Debati është i domosdoshëm për çdo demokraci. Sot i bëj thirrje Albin Kurtit që t’i kemi 5 debate. Debate serioze. Debate informuese. Ashtu që qytetarëve t’ua ofrojmë informacionin dhe elementet e nevojshme për ta marrë vendimin e tyre”, ka thënë Hoxhaj – raporton Syri.net

Syri.net ka kontaktuar zyrtarin për media të Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka për të marr një koment se, a do t’i përgjigjet ftesës së Enver Hoxhajt për debat, Albin Kurit.

Mirëpo, kanë thënë se ende nuk e kanë diskutuar për këtë çështje, pasi, janë shumë të zënë me finalizimin e listës së kandidatëve për deputetë. 

“Nuk kemi diskutuar ende në lidhje më çështjen në fjalë, jemi shumë të zënë për finalizimin e listës së kandidatëve për deputetë dhe disa çështje tjera. Momentin që do vendosim, ne do i përgjigjemi publikisht” – ka thënë Manxhuka.

 Debat ballë për ballë mes kandidatëve për kryeministër në Kosovë, asnjëherë nuk ka ndodhur në historinë e zgjedhjeve parlamentare.

Most Popular