Saturday, September 25, 2021

Bashkë me anti-Rugovistin, Vjosa Osmani thotë se do ta ndjekin rrugën e Ibrahim Rugovës

Vetëvendosja e Albin Kurtit dhe Iniciativa “Guxo” e Vjosa Osmanit do të garojnë në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Express.

Në konferencën me Kurtin, Vjosa Osmani tha se do ta ndjekin rrugën e Ibrahim Rugovës

“Do të punojmë bashkë dhe do ta ndjekim rrugën e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, Ibrahim Rrugovës e Adem Jasharit. Kjo që arritëm sot reflekton vullnetin e qytetarëve”, ka thënë Osmani.

Ndryshe, marrëveshja mes Kurtit e Osmanit është nënshkruar në hollin e Kuvendit të Kosovës.