E premte, 25 Qershor, 2021

Festë në San Siro, Milan zyrtarizon sot super transferimin e janarit

Afati i janarit po shkon drejt mbylljes në Serie A.

Kjo ka bërë që Milan t’i itensifikojë punët në sjellien e lojtarëve të nevojshëm.

Kësisoj, Milani duket se praktikisht e ka mbyllur punën për transferimin e mesfushorit Soualiho Meité nga Torino, përcjell ORAinfo.

Sky Sport Italia, raporton se sot do të përcaktohen detajet përfundimtare ekonomike, si t’i ndahen 10 milionë eurot midis huazimit dhe të drejtës së blerjes.

“Sot në mëngjes do të përcaktohet kontrata e lojtarit. Milani dëshiron të ngutet për ta vënë në dispozicion mesfushorin francez për sfidën ndaj Cagliari”, shkruan ky medium italian.

I thirrur për të dy ndeshjet kundër Milanit, mesfushori nuk shkoi as në stol pasi ishte drejt largimit.