Monday, October 25, 2021

Gent Cakaj dhe Vlora Çitaku se bashku, a po hyjnë ish-ministri dhe ish-ambasadorja në listën e PDK-së?

Ish-ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku ka publikuar një fotografi me ish-ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Kjo fotografi e publikuar nga Çitaku në profilin e saj në Facebook, mban mbishkrimin “për qef”.

Por nuk dihet nëse këta të dy do t’i futën garës për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit edhe pse kandidati i PDK-së, Enver Hoxhaj, tha sot se është në vullnetin e tyre nëse dëshirojnë të futen në garë.

Kujtojmë që Vlora Çitaku e Gent Cakaj kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre që kanë pasur.