Saturday, October 16, 2021

Ja kush është kandidati i VV-së për deputet nga Skenderaj

Kandidat  i Lëvizjes Vetëvendosje nga Skenderaj në garën për deputet të Kuvendit të Kosovës, në zgjedhjet e 14 shkurtit do të jetë Hysni Mehanin.

Lajmin e ka bërë të ditur VV në faqen në facebook.

Postimi i plotë:

Këshilli i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Skenderaj me vota unanime ia ka propozuar Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Hysni Mehanin si kandidat për deputet nga qendra jonë.
Hysni Mehani aktualisht është kryetar i qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe mban pozitën e asamblistit në Kuvendin Komunal.
Në dy vitet e fundit Hysni Mehani është vlerësuar si asamblisti më aktiv në Kuvendin Komunal.
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Skenderaj beson që Hysni Mehani do ishte zëri i duhur për qytetarët në Parlamentin e Kosovës.