E mërkurë, 23 Qershor, 2021

Klopp me probleme për ndeshjen ndaj Man Utd, mungesë 2 lojtarë

Liverpool dhe Manchester United do të ndeshen kundër njëra tjetrës më 17 janar me fillim nga ora 17:30.

Kjo ndeshje do të jetë shumë e vlefshme për të dyja klubet pasi do të ketë ndikim të madh në garën për titull.

Për momentin, Djajtë e Kuq janë në pozitën e parë në Premierligë, me 3 pikë më shumë sesa The Reds, përcjell lajmi.net.

Jurgen Klopp po vazhdon të ketë probleme në mbrojtje këtë sezon dhe në ndeshjen ndaj Man United ai mund të jetë pa Joel Matip dhe Naby Keita.

Matip nuk u pa në seancën stervitore të Liverpoolit gjatë ditës së mërkurë, e Klopp gjithnjë ka insistuar se lojtarët e tij duhet të marrin pjesë në të paktën dy trajnime për t’u ftuar në ndeshje.